Last Updated on 17/11/2025 by EL
Në protestën e thirrur për sot në orën 18:00, pjesëmarrja e qytetarëve u raportua e vakët.
Një nga protestuesit tha se qëllimi kryesor i tubimit është dërgimi i një mesazhi për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e jetës, mirëqenies dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sipas tij, familja mbetet “e shenjtë” dhe “krijohet nga burri dhe gruaja”, ndërsa shtoi se respektohen të gjitha format e jetesës.
Një tjetër protestues u shpreh se protesta është e domosdoshme për t’i bërë qytetarët të bashkohen dhe për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë, që sipas tij ka kryer “vjedhje deri më tani”. Edhe pse pranoi se pjesëmarrja mund të mos jetë në nivelet e pritura, ai u shpreh optimist se “populli do të mobilizohet”.
Protesta pritet të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa organizatorët shpresojnë në shtim të pjesëmarrjes./E.T
