Last Updated on 18/11/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
E ç’të flasësh më parë. Ç’të thuash më pare, për situaten ku ndodhet sot drejtësia. Një prokuror që “nuk gjen provate duhura”, një tjetër prokuror që “shkel afatet e paraburgimit”, një gjyqtar që jep vendimin e pabazuar nëligj, një tjetër që nxjerr “të pafajshëm” vrasësin, vrasësit, grabitësit dhe të korruptuarit. Ku po vemi, ku po shkon kyvend dhe kjo shoqëri ? Reforma në drejtësi, flaku disa dhembajti disa, por siç duket duhej ti kishte flakur 100 per qind nga rradhët ë drejtësisë. Vendimet e gjyqsorit dhedeformimet dhe devijimet e organit të akuzës, po nxjerrinvrasës nga qelia, po amnistojnë kriminelë me ngjarje tërënda të përsëritura, ndërkohë që janë pikërisht ata që po nxisin vetëgjyqësinë. Policia e Shtetit, arreston kriminelin, dërgon provat në Prokurori, dhe pas 2-3 muajsh vrasësidel me vendim gjykate, ose në “arrest shtepie” ose me “detyrim paraqitje”. Dikush tjetër që grabit pronën e pronarit të ligjshëm (duke u justifikuar nga ligji famëkeq7501), del nga arresti me vendim gjykate, dhe pas pakditësh kërcet kallashi, dhe regjistrohen viktima. Natyrisht, kur vret, kur grabit, kur kryen krime dhe del nga qelia, mos prit gjëra të këndshme, mos prit rend dhe qetësi, pasifajtori dihet. Eshtë drejtësia e vonuar, drejtësia e“reformuar”, drejtësia e korruptuar. Një skandal më ifundit i kësaj drejtësie pocaqi, mbetet lirimi nga qelia iatyre që dyshohen për vrasjen e E. P. në Pograedec. Duke mos u marrë fare me emrat e tyre, Prokuroria ka “shkelurafatet e paraburgimit”, pra nuk ka kryer hetimet në afatinë duhur, kur fakte kishte sa të duash. Po ashtu edhegjykata, i ka rënë shkurt, dhe i ka nxjerrë dy të akuzuaritpër vrasje nga qelia. Sipas burimeve brenda gjykatës sëKorçës, “për ata shtetas kishte përfunduar afati iparaburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masësnë “arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve”.Aktualisht çështja ka stopuar, deri në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuarjashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.Porduket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes, ështëbërë shkak që pala mbrojtëse e dy personave të akuzuarpër vrasje, të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta.Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimevejashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për “vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”. Atëhere, çfarë duhet të presinshqiptarët nga drejtësia e reformuar ? Drejtësia ka probleme të mëdha me vehten, pasi ende Vettingu, nuk ka nxjerrë nga rradhët e saj, vemjet e korruptuara. Reformanë drejtësi, pa asnjë mëdyshje mund të quhet sot e dështuar. Kjo për faktin sepse korrupsioni mbetet akoma“gangrenë” që po gërryen strukturat e saj, dhe dëmtonshqiptarët. Vendimet e dyshimta nga gjykatat, por edhehetimet e zvarritura nga organi akuzës, po nxisinvetëgjyqësinë në Shqipëri. Mjafton ti hyjmë statistikave, dhe të shohim dhe numërojmë sa janë vrarë nga vendimete paligjshme të gjykatave, dhe akuzat e zbutura nga organiakuzës, për të vënë ulurimën. Si mund të pretendojmë ne se, do të hyjmë në BE, kur kemi akoma një drejtësi tëmolepsur, një prokurori dhe gjykatë që nxjerr të“pafajshëm” kriminelët, grabitësit e pronave të ligjshme, tëkorruptuarit, dhe bashkëpunëtorët e tyre. Por defekti më imadh në Shqipëri, qëndron në faktin, sepse tek ne ka marrë fund ndergjegjësimi dhe sensibilizimi qytetar, forca e arsyes dhe mendimit juridik, për zgjidhjen e problemeve sipas ligjit. Eshtë koha ti themi “NDAL” paaftësisë dhe korrupsionit në organet e drejtësisë, si ivetmi shkak madhor në nxitjen e urrejtjes messhqiptarëve, dhe vetëgjyqësisë mes tyre. Ashtu siç ështëmomenti që të ndalen dhe të merren seriozisht me fenomene dhe skandale të tilla, strukturat e larta qëmonitorojnë…. drejtësinë e re./kb
