Katër fshatra të Njësisë Administrative Ballaban në Bashkinë Këlcyre ndodhen të izoluara si pasoje e rënies së inerteve në rrugën që lidh këto fshatra me aksin nacional.
Janë gati 500 banorë të fshatrave Kajcë, Pavar, Vinokash dhe Toshkëz që kërkojnë ndihme për hapjen e rrugës dhe deri tani askush nuk është përgjigjur. / K.M

