Jasir Asani, ndonëse ka humbur vendin e titullarit në Kombëtaren shqiptare, po vazhdon të jetë vendimtar te Esteghlal në Iran.
Sulmuesi shënoi dy gola në fitoren 2-1 ndaj Padyab, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Kupës. Ai barazoi në minutën e 89-të me penallti dhe përmbysi rezultatin në shtesë me goditje dënimi.
Me këtë dopietë, Asani ka arritur tetë gola me fanellën e skuadrës iraniane. Pavarësisht formës së mirë, ai nuk po përdoret nga Kombëtarja.
Në ndeshjet e nëntorit nuk u aktivizua asnjë minutë ndaj Anglisë dhe Andorrës. Një situatë e ngjashme u përsërit edhe në tetor, ku ai luajti vetëm ndaj Jordanisë. Në kualifikueset e Botërorit, Asani ka luajtur vetëm ndeshjen e parë ndaj Anglisë.
