Last Updated on 25/10/2026 by Anisa
Protesta e 24 tetorit në Tiranë u shoqërua me tensione të shumta, hedhje fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh dhe përdorim të gazit lotsjellës në disa zona të kryeqytetit.
Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë u intensifikuan gjatë orëve të natës, ndërsa në disa momente jo vetëm shehsi Skënderbej por edhe Bulevardi, u mbushën me “mjegull” nga gazi lotjsellës.
Krahas hedhjes së lëndëve piroteknike në drejtim të forcave të rendit, u raportuan edhe djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve.
Gjatë protestës pati gjithashtu raportime për persona të lënduar dhe shoqërime nga policia, ndërsa efektivët u shpërndanë në disa zona të kryeqytetit./ad




















