Last Updated on 22/11/2025 by Monika
Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e para të borës për këtë sezon, duke zbardhur zonat malore të Veriut. Pamjet e siguruara nga Qafa e Thorës, në aksin rrugor Bogë–Theth, tregojnë një shtresë bore që po shtohet gradualisht ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
Autoritetet bëjnë me dije se segmenti rrugor është i hapur, ndërsa mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të garantuar qarkullim të sigurt për automjetet. Deri tani, lëvizja vijon normalisht, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes të shtuar për shkak të lagështirës dhe ngricave të mundshme.
Ndërkohë, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim, ndërsa strukturat e emergjencave dhe rrugëmbajtjes janë në gatishmëri për çdo situatë.
