Balina Bodinaku ka bërë një rrëfim ndryshe përsa i përket jetës së saj personale dhe marrëdhënies me analistin Andi Bushati.
E ftuar në emisionin ‘Weekend’ në Klan Kosova, Bodinaku tregon se bashkëshorti i saj Andi, nuk i ka folur për 2 muaj kur ajo vendosi të jetë opinioniste në BBVA.
“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro. Nja dy muaj nuk kemi folur. Nuk ishte betejë, ishte kokëfortësi, thjesht kokëfortësi,” rrëfeu Balina.
Balina tha se nuk ka pasur një grindje reale mes tyre, por thjeshtë një kokëfortësi e të dyve për të mos hequr dorë nga qëllimet e tyre.
“Ajo periudhë për mua ka qenë: dil nga spitali dhe shko në BBVA. Ishte e vështirë, një eksperiencë shumë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte diçka që nuk i thoja dot jo,” u shpreh ajo.
