Last Updated on 26/10/2026 by Monika
E ardhmja e trajnerit Michael Carrick në stolin e Manchester United duket se ka marrë fund pas një tjetër rezultati zhgënjyes në kampionat.
“Djajtë e Kuq” pësuan një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi përballë Bournemouth pasditen e së dielës. Kjo ishte disfata e tretë për skuadrën në këtë sezon të Premier League, duke rënduar ndjeshëm pozitat e teknikut 45-vjeçar.
Pas këtij rezultati, Manchester United ka grumbulluar vetëm 7 pikë dhe ndodhet vetëm një pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga kategoria. Kritikat ndaj ish-mesfushorit të skuadrës kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra, pavarësisht mbështetjes që u duk se mori nga tifozët në “Old Trafford”.
Mediat britanike raportojnë se shkarkimi i tij është thjesht çështje kohe. Drejtuesit e klubit anglez tashmë kanë filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e duhur për të udhëhequr ekipin nga kjo krizë.
Në listën e dëshirave të drejtuesve për postin e trajnerit gjenden emra të njohur si Eddie Howe, Julian Nagelsmann, Unai Emery dhe Antonio Conte./mxh
