Nora Istrefi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, duke shkëlqyer prej vitesh si në skenë ashtu edhe në rrjetet sociale. Përveç muzikës, ajo vazhdon të mbajë një lidhje të ngrohtë me ndjekësit e saj përmes postimeve të përditshme.
Së fundmi, Nora ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël së bashku me nënën e saj dhe ajo ka habitur të gjithë. Në imazh, nëna e këngëtares shfaqet aq e re dhe e bukur, sa shumë fansa e kanë ngatërruar fillimisht me motrën e madhe të Norës.

Dyshja duken mahnitëse pranë njëra-tjetrës, duke reflektuar harmoni, elegancë dhe një bukuri që duket se është trashëgim familjar.