Gazetari Eni Ferhati ka folur për plagosjen e Julian Sulos i njohur si Juli i Pashakos.
Ferhati tha se sipas të dhënave Sulo ka pasur një konglikt me një nga njerëzit e afërm të Aldo Bares.
Më tej gazetari tha se kjo mbetet thjesht një pistë pasi nuk ka informacione që ky konflikt të jetë zhvilluar më tej.
Gazetari deklaroi se grupet kriminale po ndjekin një metodë të re, duke shkëmbuyer armiqtë me njëri-tjetrin dhe në plagosjen e sotme ekziston mundësia që atentatorët të jenë nga një vend tjetër dhe të kenë shkuar në Lushnje për plagosjen.
“Sipas të dhënave publike Julian Sulo ka patur një konflikt të hapur me një person të afërm të Aldo Bares kapo-bandës i cili mbahet i burgosur. Nuk di që ka patur zhvillim të këtij konflikti që të arrijë deri në këto përmasa por mbetet një pistë.
Është për t’u evidentuar fakti që kemi të bëjmë më një metodë të re të grupeve kriminale, shkëmbimi i armiqve të tyre. Grupe rivale dikur janë bërë bashkë dhe kanë shkëmbyer armiqtë e tyre për ti eliminuar për të bërë një kakofoni gjatë hetimeve. Është më e vështirë zbulimi i një atentatori nga një vend që kryen ngjarjen në një vend tjetër, duke përdorur dhe forma të sofistifikuara.
Edhe në këtë ngjarje është mundësia që atentatorët të jenë të një zone tjetër dhe kanë ardhur të veprojnë në Lushnjë. Shoferi i cili i ka orientuar duhet të jetë i zonës ndërsa atentatorët të jenë aty vetëm për të kryer vrasjen.
Dosjet e Sky Eç gjithashtu na kanë treguar edhe për vrasës me pagesë që kanë kryer ngjarjen dhe janë larguar”, tha gazetari Eni Ferhati./ K.M
