Banorja e Big Brother Kosova, Dolce, pritet të bëhet shumë shpejt pjesë e ‘Grande Fratello’ në Itali, dhe lajmi u përcoll edhe tek banorët e shtëpisë italiane, duke krijuar mjaft entuziazëm.
Kjo lëvizje riktheu në vëmendje një ide të dikurshme të hedhur nga produksioni i Big Brother Vip Albania gjatë edicionit të kaluar—një koncept që u përfol shumë, por që për arsye të panjohura nuk u konkretizua kurrë.
Megjithatë, realizimi i saj tani në Kosovë duket se ka “lëvizur ujërat” në Tiranë. Në rrjet u vu re një reagim i nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço, i cili publikoi në Instastory një thënie të Steve Jobs, e cila u interpretua si një mesazh me nuanca për situatën aktuale.
“Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet.”

