Në Strasburg të Francës kanë nisur zyrtarisht festimet për Krishtlindje.
Një pemë gjigante, 30 metra e lartë, simboli i tregut më të famshëm të Krishtlindjeve në Evropë, ndriçoi qendrën e qytetit, duke shënuar hapjen e sezonit festiv.
Pema e vendosur nw mes të sheshit kryesor, tërhoqi qindra vendas dhe turistë qw prisnin me padurim momentin e ndezjes së dritave.
“Këtë vit Strasburgu ka kaluar çdo pritshmëri me dekorimet. Është thjesht e mrekullueshme,” tha një banore.
Përveç pemës madhështore, rrugët e Strasburgut janë zbukuruar me qindra figura festive, nag babagjyshët e Krishtlindjes deri tek biskotat dhe engjëjt dekorativë.
Çdo cep i qytetit shndrit, ndërsa qindra persona po fiksojnë momente në fotografi përballë Katedrales së Strasburgut, një nga pikat më të vizituara.
“Ndezja e pemës është madhështore. Është simbol krenarie për Strasburgun. Këtë moment e presin të gjithë, dhe njerëz nga mbarë bota vijnë për ta parë. Është vërtet e bukur,” u shpreh turisti meksikan.
Tregu përfshin me shumë se 300 stenda tradicionale, ku vizitorët mund të shijojnë verë të ngrohtë dhe ëmbëlsirat e sezonit.
“Duke ardhur nga Meksika, Strasburgu është vendi më i famshëm për tregjet e Krishtlindjeve. E kam parë të cilësuar si tregun më të mirë në botë, dhe tani që erdha vetë, mund ta them me bindje, është i jashtëzakonshëm!”- tha një banore.
Siguria mbetet prioritet për autoritetetet vendase, veçanërisht pas sulmit të vitit 2018 ku një person i radikalizuar vrau pesë vetë në zonën e tregut të Krishtlindjeve.
Këtë vit masa shtesë sigurie janë vendosur në të gjithë perimetrin.
Tregu i Strasburgut ka thyer rekord vizitueshmërie në vitin 2024, duke tërhequr rreth 3.4 milionë vizitorë./mxh
