Në një koncert të mbajtur në maj, në prani të kryeministres Giorgia Meloni
Teatri alla Scala do të duhet të paguajë pagat nga momenti i shkarkimit deri në skadimin natyral të kontratës së përkohshme, si dhe shpenzimet gjyqësore, për punonjësen (maskierën) e pushuar nga puna pasi kishte thirrur “Palestina e lirë” më 4 maj, ndërsa ishte në detyrë, pak para koncertit ku ishte e pranishme kryeministrja Giorgia Meloni me rastin e mbledhjes së Asian Development Bank.
Lajmin e bën të ditur sindikata CUB, duke theksuar se vendimi i Gjykatës së Punës konfirmon “se ka qenë një shkarkim politik”, siç shpjegon përfaqësuesi i sindikatës Roberto D’Ambrosio. “Me asistencën e avokatit Villari – njofton CUB e Milanos në një komunikatë – punonjësja (që kishte kontratë të përkohshme) do të dëmshpërblehet për të gjitha pagat nga momenti i shkarkimit deri në përfundimin natyral të kontratës.”
Teatri do të duhet të mbulojë gjithashtu shpenzimet gjyqësore.
“Ne e kemi thënë që në fillim që thirrja ‘Palestina e lirë’ nuk është krim dhe se punëtorët nuk mund të ndëshkohen për opinionet e tyre politike”, vijon konfederata, duke falënderuar punëtorët që janë mobilizuar dhe duke i ftuar të bëjnë grevë më 28 nëntor dhe të marrin pjesë më 29 në manifestimin kombëtar pro-Palestinë që do të mbahet në Milano, me nisje në orën 14:00 nga sheshi XXIV Maggio.
“Tani teatri t’i rinovojë asaj kontratën – përfundon D’Ambrosio – për të shmangur procese të tjera.”
Përgatiti: L.Veizi
