Last Updated on 02/12/2025 by EL
Të premten e 5 dhjetorit do të hidhet në Washington shorti për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Për herë të parë në histori, ky Botëror do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse, ndërsa deri tani kanë siguruar biletën plot 42 ekipe me 6 të fundit që do të mësohen në play-offin e muajit mars.
Ndërkohë, siç ndodh zakonisht para se të hidhet shorti për kompeticione të tilla të rëndësishme, platforma statistikore OPTA, përmes superkompjuterit të saj ka zbuluar ekipet favorite për të fituar Kupën e Botës 2026.
1. Spanja është favoriti kryesor me 17% të shanseve për të triumfuar.
Kampionia në fuqi e Europës shihet si pretendenti kryesor për shkak të formës të mirë dhe të qëndrueshme të treguar vitet e fundit dhe sidomos për cilësinë që ka në ekip me disa nga emrat më të mirë në botë.
2. Franca renditet e dyta me 14% të shanseve.
“Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps janë po ashtu një kombëtare e frikshme dhe e padyshim mëse e aftë për të fituar Kupën e Botës.
3. Podiumin e mbyll Anglia.
“Tre Luanët”, në një grup me Shqipërinë, kanë bërë një sezon kualifikuesesh fantastik dhe ka një brez lojtarësh të jashtëzakonshëm dhe një trajner me mentalitet fituesi si Thomas Tuchel./e.t
