Java e 14-të e Abissnet Superiore do të luhen sot dhe nesër. Dy ndeshjet e para të sotme janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30.
Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.
Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana.
Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.
Abissnet Superiore, java 14
Teuta – AF Elbasani sot16:30
Partizani – Bylis sot 16:30
Dinamo City – Tirana sot 19:30
FK Vora – Vllaznia nesër 16:30
Egnatia – Flamurtari nesër 16:30
