Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se demokratët janë tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin.
Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat e deputetëve të PD, duke u rrëzuar si kandidaturë për Avokat Populli.
Lidhur me kandidatët e tjerë, ende nuk është marrë një vendim, nëse deputetët e PD do i mbeshtesin me firma apo jo.
Kujtojmë se Shabani paraqiti më herët edhe dorëheqjen si kryetar i Nismës Thurje, me qëllim kandidimin për postin e Avokatit të Popullit. m.p.
