Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Deputetët demokratë kanë komentuar foltoren e Ervin Salianjit në hyrje të Kuvendit.
“Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër”, tha Korreshi.
“Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kësaj qeverie”, tha Mziu.
“Duhet të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që vjedh Belinda. Debati në PD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Unë e kuptoj që s’ka debat nga pala tjetër. Rëndësi ka që do jemi përballë qeverisë, aty ku kemi qenë gjithmonë.
Frymëzimi vjen kur vijmë këtu tani dhe ti denoncojmë asaj të gjitha aferat, ka 50 mln euro tek Tuneli i Llogarasë, 80 mln euro tek Tigri 1 dhe Tigri 2, dhe 70 mln euro tek Korçë-Ersekë. Janë gjithë këto para që po i ikin qytetarëve shqiptarë”,tha Klevis Balliu.
“Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lejmë te partia”, Tabaku.
“Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë?”,tha Tomorr Alizoti.
“Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli./kb
