Raportet e fundit për përdorimin e gjuhëve në internet tregojnë se shqipja ka pësuar një rritje të dukshme në platforma si Instagram, TikTok dhe YouTube. Kjo vjen si rezultat i komunitetit të madh shqiptar në diasporë dhe influencuesve të rinj që po prodhojnë përmbajtje në shqip.
Gjuhëtarët shprehen se kjo është një zhvillim pozitiv, sepse forcon identitetin kulturor dhe ruan përdorimin e shqipes në brezat e rinj./KM
