Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.
Ish-hokeisti Uejn Gretzki, lojtari i bejsbollit Aron Xhadxh, ish-basketbollisti Shakill O’Nill dhe ish-lojtari i NFL, Tom Bredi, formojnë katërshen e emrave që do të tërheqin goglat për shortin e mirëfilltë.
U shpjegua procedura e shortit, me ndarjet në vazo dhe të gjitha rregullat, përfshirë edhe vendosjen e skuadrave që vijnë nga play-off, ku gjendet edhe Shqipëria. m.p.
