Last Updated on 08/12/2025 by Kesjana
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për trafikim narkotikësh, si dhe të personave të lidhur me të.
Hetimet treguan se pasuritë e tij dhe të vëllait B.A., përfshirë disa njësi shërbimi dhe truall me ndërtesë, nuk justifikohen nga të ardhurat legale dhe dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal.
Në përputhje me ligjin për parandalimin e krimit të organizuar, Prokuroria kërkon konfiskimin e këtyre pasurive dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit:
- Truall 71.52 m² me ndërtesë 37.52 m² në pronësi të E.A.;
- Njësi shërbimi 108 m² dhe 63 m² në pronësi të B.A., vlera totale mbi 336,000 euro.
Veprimi synon goditjen e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal./kb
