Last Updated on 11/12/2025 by Kesjana
Presidenti Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë rikthyer kritikën e tyre ndaj mediave, Bashkimit Evropian dhe politikave globale, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe përshkrime dramatike.
Trump akuzoi sërish shtypin për dezinformim dhe manipulim.
“Shtypi i gënjen njerëzit çdo ditë. Gazetarët janë të sëmurë, ata nuk e përfaqësojnë Amerikën”, deklaroi Trump.
Ai gjithashtu kritikoi Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një organizatë të paaftë për vetëqëndrim.
“BE-ja është një përfituese e paaftë për autonomi, më keq se Kina, vetëm më e vogël në aspektin tregtar.”
Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin u ndal më tej te roli i mediave perëndimore dhe politikave të migracionit.
“Mediat perëndimore nuk i përfaqësojnë qytetarët, por interesat e elitave. Ato janë një instrument lufte”, tha ai.
«BE-ja është në rënie, e çkoordinuar nga brenda dhe e zhytur në kaos, duke humbur identitetin e saj.”
Trump u shpreh se vendet perëndimore po përballen me pasoja të rënda nga kufijtë e hapur:
“Është koha t’i japim fund kufijve të hapur. Vendet tuaja po shkojnë drejt ferrit”, deklaroi presidenti amerikan./kb
