Një violinë e rrallë, e punuar nga mjeshtri italian i luthierëve, Guarneri del Gesu, do të dalë në ankand në Paris dhe pritet të arrijë një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh (2.34 milionë dollarë).
Violina, e krijuar midis viteve 1727 dhe 1730 nga del Gesu, i cili shpesh shihet si rival i Antonio Stradivarit, është ekspozuar në shtëpinë e ankandeve Artcurial, pranë bulevardit Champs-Élysées.
Zëvendëspresidenti i Artcurial, Stephane Aubuert, tha se violinat e Guarneri del Gesu janë më të rralla se ato të famshme të Stradivariusit.
“Ne e dimë se për Stradivariusët janë prodhuar vetëm një numër i kufizuar violinash – rreth 750. Për Guarneri del Gesu… vetëm 150 janë të regjistruara në botë,” tha ai për Reuters.
Megjithëse nuk dihet lista e muzikantëve të famshëm që kanë luajtur violinën që do të shitet në ankand, Aubert tha se instrumenti ka një histori të pasur dhe një “ton të jashtëzakonshëm.”
“Jemi të mësuar të shesim vepra të rëndësishme arti, dhe kjo violinë është një vepër arti,” shtoi ai.
Një nga violinat më të fundit të Guarneri del Gesu që u shit në ankand u shiti për 3.5 milion paund (4.68 milion dollarë) në vitin 2022./mxh
