Dhjetëra persona iu bashkuan familjes së të fundit pengu izraelit, Ran Gvili, gjatë një pritjeje të Shabbat-it, duke kërkuar kthimin e trupit të tij.
Ran Gvili, oficer policie izraelit, 24 vjeç, është pengu i fundit ende i mbajtur nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës, pas dorëzimit nga Hamasi të trupit të punonjësit bujqësor tajlandez Sudthisak Rinthalak më 4 dhjetor.
Sipas ushtrisë izraelite, Gvili u nis me urgjencë drejt kufirit jugor më 7 tetor 2023, ku u vra gjatë një përplasjeje dhe trupi i tij u mor peng nga zona e Kibbutz Alumim dhe u dërgua në Gaza.
Dorëzimi i mbetjeve të Gvili do të përmbushte një nga kushtet kyçe të pjesës së parë të planit të presidentit amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës dyvjeçare në Gaza.
Grupi militant palestinez Hamasi nisi konfliktin pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën 1,200 persona dhe 251 u morën peng, sipas të dhënave izraelite. Përgjigja izraelite në formë fushate ushtarake shkaktoi vdekjen e mbi 70,000 personave dhe shkatërroi pjesërisht Gaza-n./mxh
