Në përfundim të mbledhjes kreu i Grupit të PS Taulant Balla u shpreh: “Mbledhja e grupit ka pasur disa çështje, një prej tyre ka qenë një prezantim në vijim të komunikim publik në mbledhjen e shtatori.
Sot është prezantuar një projekt i parë i qëllimeve dhe mënyrës së funksionit të një Komisioni Etike që ndërlidhet me atë që Rama e ka prezantuar si një prej hapa më me rëndësi. Që ka të bëjë me goditjen e emërimeve nepotike. Ky është mandat historik.
Shqiptarët na kanë besuar mandatin më të fortë dhe krijimi i një vije etike mes të qenurit, “unë jam deputet i PS dhe rrethi familjar i imi duhet të jetë i qartë që s’ka alternativa, unë se kam këtë hall. Por për ata që e kanë”, tha ai.
Gjithashtu shtoi: Sa i përket ndërveprimit me BE, ai ndodh në çdo hap. Ajo që ka bërë sot, apo ajo që thotë ndonjëherë kryeministri nuk del qartë më media. Por jemi të detyrat t’i qëndrojmë strik rekomandimeve që vijnë nga BE./mxh
