Last Updated on 15/12/2025 by Monika
Deputeti socialit, Erion Braçe, ka bërë një reagim në lidhje me zgjedhjen e tij për të mos votuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Me tone të ashpra ai u shpreh se është votuar për t’i shërbyer njerëzve me ligj.
“Transpsrencë për votën time; Nuk e votova ligjin për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme!
E thjeshte:Përjashtuan dy kategori të plota qytetarës, mes tyre votues të mi dhe të Partisë Socialiste në nj3ësinë nr.5, Tiranën e madhe dhe më gjërë!
Unë jam votuar t’u shërbej njerëzve me ligj! Jo të votoj ligje kot!
Tre ligje te meparshme-njeri ligji baze per RIVLERESIMIN dhe dy te tjere qe zgjasnin afatin e veprimit te tij, kane patur te perfshire ne proces, rivlerësimin e shtëpive në proceës legalizimi dhe shtëpive të legalizuara në proces regjistrimi!
Ky ligj, kete here nuk i përfshinte!
Amendimi im synoi ti rikthente ne ligj, pra ti perfshinte;
E votuan kundër!
E dini cila ishte arsyeja;
Kadastra paska thënë që është e vështirë për ta kjo punë, dhe nuk e bëjnë dot!
Domethene nje pune qe me heret ka qene ne ligj dhe eshte bere, kete here ishte e veshtire!!!!
Degjoni, per mua por besoj per cdo qytetar,
Kush nuk bën punën duhet të ikë, jo të ndryshojë ligjin në dëm të qytetarëve!
Si efekt i ligjit te miratuar te enjte, qindra shtepi ne SELITE-siper e poshte unazes, qindra apartamente ne dhjetera pallate ne njesinë 5- Komune posacerisht, Tiranen e Madhe-Astir mbi te gjitha, me gjere neper Shqiperi, ne proces legalizimi apo rregjistrimi, nuk do të mund të bëjnë rivlerësimin e shtëpive të tyre”, shkruan Braçe./mxh
