Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet këtë të enjte në qytetin e Kavajës, ku po zhvillohet ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Kavajë.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi aktin heroik të shumë qytetarëve kavajas, që u përballën në mënyrën më të ashpër me regjimin komunist.
Berisha u ndal edhe te ngjarjet historike të kohës dhe emrat e njohur që dhanë jetën për demokracinë.
“Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, që besojnë në vlerat më të larta hyjnore dhe njerëzore. Besojnë te liria, Zoti dhe Shqipëria. Mblidhemi në 35-vjetorin e themelimit të degës së PD Kavajë. Formalisht u themelua më 17 dhjetor 1990, por e vërteta është se ishte sakrifica, trimëria dhe burrëria e qytetarëve kavajas që u bënë inspirim për lëvizjen studentore. PD, që sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua edhe në qytetin e Kavajës. Në kryengritjen e madhe të Kavajës, mbeti dëshmor Josif Buda. Përballja me regjimin ngjitet në nivelin e një legjende. Me betejën e tyre, çliruan Kavajën, qytetin e parë të lirë dhe frymëzuar shqiptarët në katër anët e vendit. Mirënjohje e thellë për të gjithë kavaajsit që me demonstratat e marsit çliruan qytetin e tyre”,-tha Berisha./mxh
