Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Dy shtetas u ndaluan nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, si raste të paligjshmërive të kalimit në kufi.
Një 35-vjeçar u kap dhe vu në në pranga, që rezulton i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.
Ndërsa një 21-vjeçar u procedua penalisht, pasi tentoi të kalonte kufirin me një sasi lënde narkotike.
Njoftim:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
1. Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e policisë kufitare në kufirin e gjelbër, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.
Ndaj të cilit, Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
2.Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./mxh
