Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se nga protesta e paralajmëruar për 22 dhjetor dihet vetëm orari i nisjes, ndërsa përfundimi dhe mënyra e zhvillimit mbeten të hapura.
Sipas tij, qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të rrëzohet vetëm përmes protestave, duke theksuar se opozita duhet të jetë aktive si brenda Parlamentit, ashtu edhe në rrugë e në çdo lagje.
Baçi u shpreh se do të jetë vetë populli opozitar ai që do të përcaktojë mënyrën se si do të zhvillohet protesta. Ai theksoi se karriget në Parlament i përkasin popullit opozitar dhe se ato nuk mund t’i hiqen nga mazhoranca.
“Nisja e protestës dihet, në orën 18:00, por përfundimi nuk dihet kurrë, as mënyra se si do të zhvillohet. Kur ka protestë, pushteti është në duart e popullit opozitar. Që në momentin kur përcaktohen ora dhe vendi i protestës, pushteti kalon tek qytetarët opozitarë. Nuk dihet nëse do të ketë fjalime apo jo, kjo mund të vendoset në vetë ditën e protestës”, u shpreh Baçi./mxh
