Sipas Mundo Deportivo, Ter Stegen po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj një largimi në janar dhe do të ketë disa alternativa në dispozicion.
Bayern Munich është shfaqur si një opsion surprizë javët e fundit, ndërsa interes ka edhe nga AS Monaco, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester United dhe Besiktas.
Barcelona është e gatshme të miratojë një huazim për Ter Stegen, nëse kjo është dëshira e tij, dhe secili prej këtyre klubeve mund të jetë i gatshëm ta bëjë atë portier titullar për pjesën e dytë të sezonit. m.p.
