Krahasimi i statistikave mes dy yjeve të Real Madridit ka rikthyer në vëmendje një debat të madh: a po i afrohet Kylian Mbappr sezonit historik të Cristiano Ronaldos nga viti 2013?
Cristiano Ronaldo mban ende rekordin për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Real Madridit brenda një viti kalendarik – plot 59 gola në vitin 2013.
Kylian Mbappe, nga ana tjetër, është shumë pranë këtij rekordi në vitin 2025, me 58 gola të realizuar dhe një ndeshje ende për t’u luajtur.
Statistikat krahasuese
Cristiano Ronaldo (2013):
– 50 ndeshje
– 59 gola
– 14 asistime
– 7 tripleta
Kylian Mbappé (2025):
– 58 ndeshje
– 58 gola
– 5 asistime
– 5 tripleta
Nga këto shifra, Ronaldo ka një mesatare më të mirë golash për ndeshje, pasi arriti 59 gola në vetëm 50 paraqitje. Po ashtu, ai kontribuoi ndjeshëm më shumë në lojën kolektive me 14 asistime, krahasuar me 5 të Mbappe. m.p.
