I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misionet Speciale të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka komentuar takimin e zhvilluar në Hagë të kryeministrit Edi Rama me ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Grenell shprehet se Rama ka të drejtë kur kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith ndaj Thaçit.
“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”,-shkruan Grenell./K.M

