Pas vdekjes së udhëheqësit të njohur të lëvizjes rinore që rrëzoi ish-kryeministren Sheikh Hasina, në Bangladesh shpërtheu dhuna.
Sharif Osman Hadi, 32 vjeç, u qëllua nga persona të maskuar teksa po largohej nga një xhami në Dhaka javën e kaluar. Ai ndërroi jetë të enjten në Singapor, ku po trajtohej për plagët e marra.Me lajmin për vdekjen e tij, qindra mbështetës u mblodhën në një shesh në Dhaka për të protestuar. Demonstruesit shkatërruan zyrat e gazetave Prothom Ali dhe Daily Star, duke i vënë zjarre pjesërisht një prej ndërtesave. Policia konfirmoi se disa persona janë arrestuar, ndërsa zjarrfikësit shpëtuan gazetarët e bllokuar brenda.Hadi ishte udhëheqës i grupit studentor Inqilab Mancha dhe kritik i hapur i Indisë, ku Hasina qëndron në ekzil. Partitë politike bangladeshe kanë shprehur ngushëllime dhe kanë kërkuar drejtësi.
Muhammad Yunus, kreu i qeverisë kujdestare, e quajti vdekjen e Hadiut “humbje të pakthyeshme për kombit” dhe njoftoi një ditë zie kombëtare. Ai shtoi se sulmi ishte i qëllimshëm dhe synonte pengimin e zgjedhjeve.Sheikh Hasina u largua në Indi më 5 gusht të vitit të kaluar, pas javësh protestash studentore që përfunduan 15 vite qeverisje autoritare. Në nëntor, ajo u dënua me vdekje për krime kundër njerëzimit, pasi u gjet përgjegjëse për përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve, ku humbën jetën 1 mijë e 400 persona./K.M
