Partia Demokratike kërkoi mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku të hënën, por mazhoranca kërkoi një muaj kohë.
Mbledhja u kthye në rrëmujë dhe paqartësi, me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, i cili nuk caktoi datë. Sapo janë zbardhur disa fragmente nga mbledhja.
Deputeti Gaz Bardhi i është drejtuar Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, ndaj shtyni mbledhjen. Turp.” m.p.
