Një 37-vjeçar është kapur dhe vënë në pranga në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi akuzohet nga Gjykata e Malagës për kultivim të bimëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi me dy identitete, Gj. C. alias Gj. K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi:
Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./Kb
