Last Updated on 22/12/2025 by EL
Këngëtari Chris Rea, i njohur për hite të tilla si “Driving Home For Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, njoftoi një zëdhënës i familjes së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi i familjes së tij, raporton BBC.
“Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Chris-it tonë të dashur. Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në deklaratë.
Chris Rea ka qenë sinonim i sezonit të festave që nga publikimi i hitit “Driving Home for Christmas” në vitin 1986.
Sipas faqes së tij zyrtare të internetit, kënga “tregon historinë e një udhëtari të lodhur që kthehet në shtëpi, një moment ngrohtësie, humori dhe fryme festive që nuk e ka humbur kurrë magjinë e tij”.
Falë ndryshimeve të rregullave në vitet e fundit, kënga është rikthyer shpesh në top listat në dhjetor, duke arritur numrin 30 në top listat e Krishtlindjeve këtë vit./E.T
