Last Updated on 27/12/2025 by EL
Kombëtarja Shqiptare është kualifikuar për herë të parë në histori në play off-in e një Botërori, ku padiskutim meritë të madhe ka trajneri Silvinjo. Në një intervistë të dhënë së fundi për ESPN Brasil, tekniku kuqezi foli për mundësinë e artë që ka Shqipëria për tu kualifikuar në botëror.
Shqipëria do të ketë si kundërshtar në gjysmëfinalen e playoff Poloninë më 26 mars, ky synohet fitorja për të luajtur më pas në finale me fituesin e ciftit Ukrainë – Suedi. Sipas trajnerit brazilian takime të tilla mund të vendosen nga episode.
“E njohim mirë Poloninë, pasi kemi luajtur kohët e fundit. Kanë ndryshuar trajner, por lojtarët janë të njëjtë, të një niveli të lartë. Ata janë në një periudhë rindërtimi, ndërsa ne jemi përmirësimi. Është e vështirë të flasësh për avantazhet dhe disavantazhet. Janë 90 minuta lojë, por mund të vendoset gjithçka në pak sekonda. Futbollistët tanë janë mësuar me ndeshje të vështira.”/E.T
