Last Updated on 30/12/2025 by EL
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte n qendër të Prizrenit. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje ka humbur jetën një fëmijë rreth 1 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se fëmija ka vdekur si pasojë e thithjes së tymit. Gjithashtu ai shtoi se tre fëmijë të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, tha ai.
Bytyqi shtoi se zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht, ndërsa shkaqet do të hetohen nga organet kompetente.
“Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, shtoi ai./e.t
