Last Updated on 05/01/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në “Foltoren” e sotme përpara Kryeministrisë, ka folur për 35-vjetorin e botimit të Rilindjes Demokratike.
Berisha tha se sot kremtohet një ndër datat më të shënuara.
Kryedemokrati deklaroi se dita e sotme është një festë e fjalës së lirë. Kreu i PD u shpreh se 35-vjetori i RD-së kremtohet në një ditë kur fjala e lirë është më e dhunuar se kurrë në 35 vite.
Sot, tha Berisha, mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në zëdhënëse të karteleve të drogës.
“Sot ne krmetojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare, RD. Kjo është festë e fjalës së lirë, festa e jetës. Dua të shpreh nderimin më të thellë për të gjithë ata që 35 vite më parë bënë të mundur publikimin e gazetës RD, si zëdhënëse e fjalës së lirë.
E kremtojmë këtë datë në kushtet kur fjala e lirë është më e dhunuar se kurrë në 35 vite. Mediat e kontrolluara nga qeveria janë shndërruar në instrumente të mashtirimit të qytetarëve, në zëdhënëse të karteleve të drogës”, tha Berisha./mxh
