Last Updated on 08/01/2026 by EL
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.
Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.
“Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, thotë Begaj. /e.t
