Jonathan, një breshkë gjigante nga Seychelles, konsiderohet kafsha tokësore e gjallë më e vjetër në botë. I lindur rreth vitit 1832, gjë e cila do të thotë se ai ka qenë gjallë përpara makinave, avionëve dhe madje edhe shpikjes së telefonit, mendohet të jetë 193 vjeç dhe jeton në ishullin e Shën Helenës, një territor britanik në Oqeanin Atlantik Jugor.

Pavarësisht moshës shumë të avancuar, Jonathan vazhdon të jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është i verbër dhe ka humbur nuhatjen, por ka ruajtur dëgjim të shkëlqyer dhe një oreks të mirë. Ditët i kalon i qetë në shoqërinë e breshkës Frederik, me të cilin jeton që prej vitit 1991.
Jonathan është kthyer në një simbol të ishullit të Shën Helenës, duke u shfaqur në monedha, pulla përkujtimore dhe media ndërkombëtare. Jeta e tij e jashtëzakonshme mbetet një dëshmi e rrallë e jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë së natyrës.

Në vitin 2022, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e njohu zyrtarisht Jonathanin si kafshën tokësore më të vjetër të gjallë dhe si chelonianin më të vjetër të regjistruar ndonjëherë.
Jonathani ndan kopshtet e gjera të Plantation House me tre breshka të tjera gjigante, Emmën, Davidin dhe Fredin. Vetë rezidenca është madhështore dhe koloniale, por breshkat janë personazhet e vërtetë VIP këtu.
Ndërsa pjesa e brendshme e shtëpisë është zakonisht e ndaluar për vizitorët, përveç nëse rezervoni një turne, kopshtet janë të hapura për publikun dhe aty do ta gjeni Jonathanin duke u argëtuar nën pemë, duke kullotur lëndinën ose duke pritur bananen e tij të radhës.

Breshka Gjigante Jonathan është më shumë sesa një atraksion turistik, ai është një ikonë kombëtare. Do ta gjeni në monedha dhe pulla vendase, dhe banorët e Shën Helenës e shohin vërtet si pjesë të identitetit të ishullit.

Si ta takosh breshkën Jonathan?

Jonathan është një “banor” i mbrojtur dhe vizitorëve u kërkohet të jenë të respektueshëm, por atij i pëlqen ta përkëdhelin në këmbë dhe nuk është aspak i turpshëm, përkundrazi. Koha më e mirë për ta takuar Jonathanin është gjatë orëve të ushqyerjes në mëngjes, veçanërisht në muajt e ftohtë kur është më aktiv.

Breshka gjigante Jonathan nuk është vetëm një atraksion i çuditshëm ishullor, por një lidhje e gjallë me një botë që nuk ekziston më. Në një epokë të gjithçkaje të shpejtë, Jonathan është një kujtesë për vlerën e ngadalësisë, qëndrueshmërisë./Kb
