Atalanta vijoi ecurinë pozitive duke fituar 2-0 ndaj Torinos në Bergamo, për të regjistruar fitoren e nëntë në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Ky sukses e mban skuadrën bergamaske në garë për zonën europiane të Serisë A, ndërsa konfirmon momentin e mirë në kampionat.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 13-të. De Ketelare përfitoi nga një goditje këndi dhe shënoi me një devijim të saktë në shtyllën e parë. Ky ishte goli i parë në kampionat për belgun që nga muaji shtator.
Fitorja u vulos vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Mario Pashaliç përfitoi nga një dalje e saktë në zonë dhe realizoi golin e dytë, duke siguruar tre pikët për Atalantën.
Me këtë rezultat, La Dea mbetet në vendin e shtatë, por vetëm tre pikë larg zonës së gjashtë ekipeve të para.
Nga ana tjetër, Torino humbi mundësinë për të fituar tre transferta radhazi në Serinë A për herë të parë që nga maji i vitit 2023 dhe zbret në vendin e 12-të të renditjes./K.M
