Real Madrid u eliminua nga Copa del Rey pas humbjes 3-2 ndaj Albacetes, skuadër e LaLiga 2, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Villar. Reali reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin gjashtë minuta më vonë me golin e Mastantuono.
Në minutën e 82-të, Albacete riktheu epërsinë me realizimin e Betancor. Madrilenët barazuan sërish në minutën e 91-të me Gonzalo Garcia.
Kur pritej vazhdimi i lojës, Albacete shënoi golin vendimtar. Betancor realizoi dopietën personale dhe siguroi kualifikimin për vendasit.
Real Madrid eliminohet në këtë fazë të turneut, me humbjen që vjen në debutimin e trajnerit Alvaro Arbeloa./K.M
