Një traktat ndërkombëtar për mbrojtjen e deteve të larta, zonave detare jashtë juridiksionit të shteteve, do të hyjë në fuqi të shtunën, më 17 janar, pas gati dy dekadash negociatash.
Ky marrëveshje, e njohur si High Seas Treaty, ka për qëllim të sigurojë ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në ujërat ndërkombëtare. Traktati do të detyrojë ligjërisht 83 shtetet që e kanë ratifikuar të zbatojnë politika mbrojtjeje dhe përdorimi të qëndrueshëm të burimeve detare.
Callum Roberts, profesor i ruajtjes së mjedisit detar në Universitetin e Exeterit, tha se ky është një “hap i rëndësishëm i ligjit të ri”, duke shtuar se marrëveshja mund të evoluojë më tej, ndërsa Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë nënshkruar, por pritet të respektojnë termat e saj.
Roberts paralajmëroi se shfrytëzimi i pakontrolluar i deteve të thella mund të shkaktojë dëme që përhapen për mijëra kilometra, duke theksuar se minierat e detit të thellë dhe shfrytëzimi i pakujdesshëm i burimeve detare mund të çojnë në humbje të rëndësishme të biodiversitetit.
Ky traktat shihet si një hap kyç për marrjen e një mase globale për të mbrojtur 30% të tokës dhe detit deri në fund të këtij dekade, një objektiv i njohur si “30 për 30”, i vendosur në dhjetor 2022. Ambientalistet besojnë se marrëveshja mund të ndihmojë në kundërvënien e humbjes së biodiversitetit dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm detar./mxh
