Raportuesi i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder ka kritikuar opozitën për përdorimin e molotovëve gjatë protestave. Në një deklaratë për mediat, Schieder u shpreh se në vend të molotovit, opozita duhet të përdorë argumente.
Schieder theksoi se demokracia me molotov nuk është e mirë. Raportuesi i PE nënvizoi se situata dramatizohet më shumë se ç’duhet në Shqipëri.
“Të mos përdoret molotov por argumente. Demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë protestat që dukeshin dramatike nga fotot dhe pastaj vjen dhe shikon një situatë më pak dramatike se ajo që pamë në fotografi. Unë e di që shqiptarët dhe demokracia po funksionon mirë, që ka debate në Kuvend, ka hapësirë për opozitën të diskutojë çështjet. Është demokraci normale ku ndonjëherë e ke qejf dikë, dikë e uyrren. Të mos e dramatizojmë më shumë seç duhet situatën. Unë do të zgjidhja funskionimin normal të një demokracie”, tha raportuesi i PE-së, Andreas Schieder./K.M
