Last Updated on 05/02/2026 by EL
Që prej ditës së djeshme ish-presidenti Alfred Moisiu, është i shtruar në Spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.
Gjendja e ish-kreut të vendit është paraqitur e qëndrueshme dhe në përmirësim, teksa mjekët e ekipit të artimologjisë kanë marrë vendimin për të vendiosur një pacemaker me dy dhoma, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj.
Pacemaker është një pajisje mjekësore e cila ndihmon zemrën të rrahë rregullisht kur ritmi i saj është shumë i ngadaltë.
Moisiu, vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën./.et
