Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka vijuar në debate të ashpra që në minutat e para.Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren, si mënyrë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj socialistëve.

Kjo pasi kryeparlamentari Niko Peleshi kërkoi ndërprerjen e fjalës për Berishën, pasi ky i fundit përdori fjalë fyese në Kuvend dhe më pas u mor vendimi për ndërprerjen e seancës/kb
