Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel mbledhja e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Vengu shkruan se siguria euro-atlantike është e pandashme.
Postimi i Vengut
Mirëmëngjes nga Brukseli, ku sot mblidhen ministrat e mbrojtjes të NATO-s.
Në vijim të Samitit të Hagës, ku u vendosën objektiva të reja mbi një lexim realist të mjedisit të sigurisë, diskutimet fokusohen sot te përshtatja operacionale e NATO-s, vendimmarrja më e shpejtë dhe shpërndarja më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve.
Vendimi për dislokimin e operacionit Arctic Sentry përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme: nga veriu strategjik deri në Mesdhe. Në këtë kuadër, forcimi i pozicionimit të Aleancës në krahun juglindor mbetet po aq thelbësor.
Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit./kb
