Kafeina mbron shëndetin e trurit. Kështu thuhet në një studimi të ri mjekësor që tregon se konsumi i përditshëm i kafesë ose çajit shoqërohet me funksion të përmirësuar njohës. Sipas këtij studimi ata që konsumojnë tre filxhanë kafe ose një deri në dy filxhanë çaj në ditë përfitojnë më shumë nga këto efekte.
Wang dhe ekipi i tij nuk gjetën të njëjtat përfitime shëndetësore për ata që preferojnë kafe dhe çaj pa kafeinë, siç tregohet në studimin ku janë përfshirë 130,000 persona. Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeja është e lidhur me plakjen e shëndetshme dhe se kafeja dhe çaji kanë aftësinë të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
“Zbulimi më i rëndësishëm i studimit të Harvardit është se nuk keni nevojë të hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit për të qëndruar të shëndetshëm” thotë Dr. David Kao i Qendrës së Sëmundjeve të Zemrës për Gratë në Universitetin e Kolorados.
“Sasia nuk është domosdoshmërisht më e mirë se cilësia. Askush nuk duhet të fillojë të pijë më shumë kafe për të mbrojtur trurin e tij. Njerëzit që vuajnë nga ankthi, pagjumësia ose aritmitë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm”, thotë Dr. Sarah Mandavi, një profesoreshë asistente e shkencave ushqyese në Universitetin e Torontos.
Kafeja është treguar se zvogëlon inflamacionin, presionin e gjakut dhe stresin oksidativ, të cilët mund të shkaktojnë dëmtime në qeliza dhe inde. /Kb
