Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Këtë të mërkurë në Tiranë do mbahet Ministeriali i Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.
Ky event do ta shndërrojë kryeqytetin për ditën e sotme në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit.
Përmes këtij takimi synohet të thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar për shpejtimin e Korridorit VIII, i cili është mjaftë i rëndësishëm e strategjik për transportin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Shqipërisë dhe partnerëve të saj për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të përbashkët në kuadër të integrimit europian./A.D
