Last Updated on 18/02/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e organizuar pasditen e sotme në Sukth, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Berisha ju uroi besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Dua ta fillloj fjalën time me një urim nga zemra për ata që nisin nesër muajin e madhërueshëm të Ramazanit me agjërim. Urimi im është zoti jua pranoftë dhe agjërim të lehtë”, tha Berisha./mxh
